Vodhi kodin sekret të Facebook, 8 muaj burg studentit
LONDER-Glenn Mangham, studenti 26-vjeçar nga Britania e Madhe u dënua me 8 muaj burg sepse u shpall fajtor për hakerim ndaj Facebookut!
Britaniku sipas pohimeve dëshironte të ndihmonte Facebook-un në përmirësimin e sigurisë, por në të vërtetë shkaktoi panik të vërtetë në këtë kompani.
Mangham në muajin prill të vitit të kaluar hakeroi llogarinë e një të punësuari në Facebook, dhe duke përdorur të dhënat e tija, vodhi kodin sekret i cili Facebookut , shkruan Daily Mail.
Kur në këtë kompani zbuluan se për çfarë bëhet fjalë u shkaktua një panik i vërtetë për shkak se me përdorimin e atij kodi Mangham kishte mundësi “të rrëzonte tërë Facebookun”, e sipas pohimeve paniku e kapi edhe FBI-në në të cilin mendonin se bëhej fjalë edhe për një spiunim tjetër industrial, por në exchange të kriminelëve ndërkombëtarë në qershor të vitit të kaluar ata arrestuan një tyro “të zakonshëm”.
Mangham në gjykatë tha se qëllimi i tij nuk ishte i keq, por se vetëm dëshironte të ndihmonte në përmirësimin e sigurisë së Facebookut. Dicka të ngjashme ai kishte bërë edhe më herët kur i pati tërhequr vërejtjen Yahoosë për disa lëshime në sistemin e tyre. Madje ai i kishte ndihmuar ata që të riparonin këto lëshime dhe ishte shpërblyer për punën e tij.
Avokati i tij tha se Mangham është një njeri i mirë i cili asnjëherë nuk ka pasur asnjë problem. Avokati shtoi se studenti tregon disa shenja të sëmundjes së aspergut (në Ëikipedia shkruan se “kjo është një nga çrregullimet nga spektri austik që karakterizohet me vështirësi në bashkëveprimin shoqëror), e me veprimin e tij ai dëshironte t’i linte mbresë babait të tij për shkathtësitë e tija kompjuterike.
Gjykatësi tha se beson që Mangham nuk ia ka kaluar askujt informacionet deri tek të cilat ka ardhur dhe se me ato nuk synonte të fitonte para, por ia tërhoqi vërejtjen se ky nuk ishte vetëm “një eksperiment i çamarrok” për shkak se ai ishte futur në zemrën e sistemit të një kompanie të madhe ndërkombëtare.
Gjithashtu ai shtoi se studenti duke përdorur të dhënat e të punësuarit në Facebook kishte rrezikuar reputacionin e punonjësit ndërsa pohimin se Mangham dëshironte të lajmëronte këtë kompani për rreziqet në sigurinë e FB, e quajti “arsyetim të vonuar”.
(d.b/BalkanWeb)
![]()


