Ideja e James Cameron, baz pr nj krkim t financuar nga ministria e mbrojtjes s SHBAIdeja e James Cameron është ajo e filmit Avatar, i cili shënoi edhe hyrjen e kinemasë 3D.

Ideja u është dukur shumë e mirë ushtrisë amerikane e cila po kryen një kërkim për ta realizuar në mënyrë konkrete; një sistem për të kontrolluar në distancë një ushtar super robot, si ata të filmave më të mirë fantastikoshkencorë.

Lajmin e bën të ditur site i specializuar Danger Room. Departamenti i Mbrojtjes po zhvillon programe që do ti lejojnë njeriut që të kontrollojë një ushtar robot.

Projekti është shumë serioz duke parë buxhetin që shteti amerikan ka vënë në dispozicion, shtatë milionë dollarë, emri i projektit është pikërisht Avatar.

(ar.si/BalkanWeb)