Tevezi i Tirans, Duro strvitet larg skuadrsTIRANE-Tashmë ka edhe Tirana një çështje “Karlos Tevez”. Ashtu si te Mançester Siti, ku sulmuesi argjentinas është stërvitur veçmas ekipit, te bardheblutë është Klodian Duro, që tashmë duket si një “non-grata” për të gjithë ambientin. Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare, pas 3 ditësh pushim, si rrjedhojë e pezullimit që i kanë dhënë drejtuesit, dje ka qenë sërish në fushën stërvitore “Skënder Halili”.
Por, ajo që i ka çuditur të gjithë ka qenë fakti se Duro, nuk është bashkuar për asnjë impulse me pjesën tjetër të ekipit. Situata ka qenë e gjitha e pazakontë, pasi ndryshe nga vende si Italia apo Anglia, në Shqipëri gjëra të tilla janë parë shumë rrallë. Më pas, është mësuar se trajneri Julian Rubio Sançez ka dhënë vetë OK-in që futbollisti të lejohet të stërvitet në fushën e Tiranës. Por, kushti i tij ka qenë vërtet i rëndë: Duro nuk duhet t’i afrohet në asnjë impulse skuadrës! “Të qëndrojë larg ekipit, nuk dua madje të ketë as kontakte me futbollistët”, mësohet t’u ketë thënë trajneri spanjoll drejtuesve të klubit bardheblu. Një tregues se raportet mes Tiranës dhe Klodian Duros tashmë janë krisur përfundimisht. Vetë futbollisti dje nuk ka bërë asnjë polemikë, duke u stërvitur për njëfarë kohe dhe më pas duke u larguar si të mos kishte ndodhur asgjë.
Raporti i krisur
Pasi u la në stol (apo edhe në tribunë) për disa ndeshje rresht, Klodian Duro reagoi me një intervistë të ashpër ndaj trajnerit Julian Rubio Sançez dhe drejtorin teknik Alban Tafaj, duke u shprehur se ata nuk mund ta largojnë nga Tirana. Menjëherë më pas erdhën edhe masat e para, ndërkohë që pas polemikash të vazhdueshme, Sançez vendosi ta pezullonte papa afat ish-futbollistin e kombëtares. “Ai nuk bën pjesë në world e mia”, tha hapur tekniku spanjoll. E në fakt, kështu ndodhi. Duro tashmë ndodhet jashtë skuadre dhe nuk lejohet t’i afrohet transport asaj, me urdhër të trajnerit. Pas 3 ditësh pushim absolut, dje ai është dukur sërish në ambientet e kompleksit “Skënder Halili”, por duke qëndruar veçmas ekipit. Ardhja e Duros nuk i ka bërë shumë përshtypje pjesës tjetër të skuadrës, ndonëse në fillim u mendua se kjo mund të shkaktonte ndonjë krisje edhe brenda ekipit.
Sançez
Përveç çështjes “Duro”, Tirana ka vijuar përgatitjet për ndeshjet e radhës, në Kupë dhe kampionat. Trajneri Rubio Sançez ka kërkuar nga lojtarët e tij të jenë të fokusuar dhe të mos vetkënaqen në këtë pikë të sezonit, sidomos pas fitores 2-1 me kryesuesit e Teutës. Trajneri spanjoll është shprehur se beteja për trofe është ende e hapur dhe se Tirana do të jetë rivale deri në javën e fundit. “Jemi në gjendje të mirë, por lojtarët nuk duhet të shpërqendrohen, – deklaroi Rubio Sançez. – Deri tani, çdo problem që kemi pasur, qoftë edhe me pagesat, e kemi zgjidhur. Ndaj, lojtarët duhet të tregohen të matur dhe të mos i marrë euforia”, shtoi tekniku bardheblu.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)