Prezantohet Salihi: Ja pse zgjodha AmeriknTIRANE-Hamdi Salihi është prezantuar të hënën pasdite (orët e para të së martës në Shqipëri) me fanelën e DC Junajtid, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Drejtuesit e klubit amerikan janë shprehur të lumtur me blerjen e re, duke nisur nga trajnerin Ben Olsen. “Ishim duke kërkuar një numër “9” për këtë klub prej disa kohësh, – tha Olsen. – Më në fund, them se e gjetëm”, deklaroi ai. Një tjetër lajm për tifozët e DC Junajtid ishte rinovimi i 33-vjeçarit Duejn De Rozario, fitues i çmimit lojtari më i MLS League. Për menaxherin e përgjithshëm të klubit të Uashingtonit, Dejv Kasper, Salihi mund të formojë një dyshe të shkëlqyer me De Rozarion në sezonin e ri. “Salihi mendon si një golshënues, – deklaroi Kapser. – Ne kemi shumë lojtarë që mund të shërbejnë për të. De Ro, siç e dimë, luan në disa purpose të ndryshme. Ne presim që Hamdi të jetë në qendër dhe të kombinojë me të”, shtoi menaxheri i DC Junajtid. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shënuar 53 gola në 90 ndeshje me Rapidin e Vjenës, një statistikë që e bën atë një sulmues shumë të dëshiruar në SHBA. Salihi ka treguar edhe arsyet përse zgjodhi të shkonte te DC Junajtid. “Kisha çdo ditë një ofertë të re, – ka thënë lojtari i kombëtares shqiptare. – Kisha oferta nga Rusia, nga Turqia dhe nga disa klube në Gjermani, por jo të mëdha. Po ashtu, isha shumë pranë kalimit te Sëlltiku apo Rejnxhërsi në Skoci, por ata kanë probleme të mëdha financiare në këto momente. Llogarita gjithçka në kokën time dhe DC Junajtid ishte oferta më e mirë”, deklaroi Hamdi Salihi. Ai theksoi gjithashtu se kampionati amerikan tashmë ka një tjetër emër edhe në Evropë. “Liga Amerikane është duke u rritur, – tha Salihi. – Tani në Evropë e shohin me më shumë respekt MLS”. Shkodrani do të ketë mundësi të aktivizohet që këtë javë në skuadrën e tij të re. DC Junajtid do të luajë me Çikagon në Çarleston, në ndeshjen e hapjes të Carolina Challenge Cup, një turne prej 8 ditësh që i paraprin nisjes së sezonit. Në këtë turne do të marrin pjesë tre skuadra dhe ai do të shërbejë si testi i fundit përpara se të nisë kampionati amerikan. Kalimi i Salihit në SHBA ishte një vendim i rëndësishëm i tij në karrierë, duke qenë se do të luajë në një kampionat jo shumë të njohur, por që vitet e fundit duket drejt rritjes.

(d.b/BalkanWeb)