Maxarri: Ne favoritë? Më duket e çuditshme…
Valter Maxarri nuk i kushton klubit të tij aq sa Vilas Boas, 25 milionë euro, por për situata të çuditshme të futbollit, Napoli i tij është kthyer në favorit për t’u kualifikuar ndaj bluve të Londrës, të cilët ndodhen në një impulse krize.
Maxarri megjithatë nuk është dakord. “Më duket e çuditshme që ne jemi favoritë, – deklaroi trajneri i Napolit. – Sot jemi të lumtur që jemi këtu dhe ndeshemi me Çelsin, që ka luajtur më shumë se 100 ndeshje në këto nivele, por vetëm kaq”, tha më tej Maxarri.
Në lidhje me Çelsin, ai ka pranuar se sfida nuk do të jetë aspak e lehtë. “Shpresoj të mos jenë në formën e tyre më të mirë, sepse kanë shumë lojtarë decizivë, – u shpreh Maxarri. – Më vjen keq që nuk do jem në pankinë. Duhet ta dimë se kjo ndeshje është si një derbi. Ndeshjen duhet ta nisim siç bëmë me Mançester Sitin, por Çelsi ka elementë shumë të rëndësishëm. Absolutë. Do të jetë e rëndësishme të mos pësojmë gol dhe të ndihmohemi nga publiku”, shtoi ai.
(ar.si/A.Latifi/BalkanWeb)
![]()


