FSHF zhvillon Asamblen, priten ndryshime n StatutSHKODER-Federata Shqiptare e Futbollit do të zhvillojë sot në qytetin e Shkodrës Asamblenë e saj të zakonshme vjetore. Në orën 10, në sallën e hotel “Koloseum” do të futen 66 delegatë dhe 11 anëtarë të Komitetit Ekzekutiv, përveç zyrtarëve të tjerë të Federatës, të ftuarve dhe gazetarëve. Asambleja pritet të jetë një akt formal, duke qenë se votimi i vetëm që mund të bëhet, është ai i ngritjes së një komisioni të posaçëm për hetimin e trukimit të ndeshjeve, që do të merret me raportet e UEFA-s.

(d.b/BalkanWeb)