Çelsi mbërrin në Itali, Vilas Boas luan postin
ITALI- Çelsi ka mbërritur sot pasdite në Itali, në kuadër të ndeshjes së sotme kundër Napolit. Blutë e Londrës vijnë pas një krize të rëndë, ndonëse në Champions kanë treguar një tjetër fytyrë këtë edicion. Përballja me Napolin mund të jetë e fundit për trajnerin portugez Andre Vilas Boas, i cili rrezikon seriozisht shkarkimin në rast tënjë disfate.
“Është një ndeshje e rëndësishme, por është vetëm e para, kështu që nuk është decizive, – deklaroi portugezi në konferencën për shtyp stadiumin “San Paolo”. – Do të na ndihmojë fakti që ndeshjen e kthimit do ta luajmë në shtëpi. Duhet të kemi kujdes ndaj Napolit, që ka bërë mirë në Europë, që nga sezoni i shkuar në Europa League. Mungesa? Terri është në dyshim, ndërsa Eshli Kol mund të luajë”, shtoi AVB.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)
![]()


