Bomba e Guardiols: Se di a do rinovojSPANJE- Nuk e kam vendosur. Kur të jem i sigurt do ta them, por tani nuk kam një situatë të qartë. Në prag të ndeshjes së sotme ndaj Valencias, trajneri i Barcelonës Pep Guardiola ka hedhur dyshime të tjera në lidhje me të ardhmen e tij.

“Nëse do të ishte për mua do të rinovoja për 3, 5 apo 6 vjet, por është një çështje personale. Unë dua të kuptoj përsa kohë mund të punoj mirë. Nuk mund të vazhdoj punën në një klub kaq ekzigjent, nëse nuk ndjehem në gjendje. Dhe për këtë, akoma nuk jam i qartë”, deklaroi më tej tekniku i Barçës.

Guardiola ka fituar 13 nga 16 trofe të mundshëm gjatë 3 vjet e gjysmë drejtimi të Barcelonës dhe për këtë arsye, presidenti Sandro Rosel i ka lënë dorë të lirë për të zgjedhur të ardhmen.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)