Acar n Mosk, Reali n -15 grad ndaj CSKAMOSKE- Moska ishte një etapë e rëndësishme për Zhoze Murinjon në vitin e triumfit me Interin në tre kompeticione, vetëm se atëherë ishte pranverë. Të martën në orën 18, tekniku portugez dhe Reali i tij do të kërkojnë të sigurojnë kualifikimin ndaj CSKA Moskës, në një klimë shumë më të egër. “Duhet mentalitet dhe mendje për të luftuar të ftohtin frigid të Moskës”, deklaroi Murinjo pas seancës së fundit stërvitore. E në fakt, më shumë sesa CSKA-ja, ekipin spanjoll e tremb ndryshimi i frikshëm i temperaturës nga Madridi në Moskë. “Por, ne duhet të jemi më të fortë se kushtet e klimës, – u shpreh tekniku Zhoze Murinjo. – Bari sintetik nuk është aq shumë natyral dhe -15 gradë nuk është njësoj si 10 gradë. Nuk kemi mundur të përshtatemi ende me kushte të tilla, por për fat mendjen e kemi të fortë. Duhet të marrim një rezultat të mirë”, shtoi “Special One”. Në lidhje me formacionin që do të zbresë në fushë në orën 18.00, ai nuk dha shumë detaje. “Nuk dua të përgjigjem, sepse lojtarët e mi nuk dinë ende asgjë. Kur ia komunikoj skuadrën shtypit, e bëj kur lojtarët janë të informuar. Mungesa? Nuk është Las Diarra, por është Ksabi, Granero, Khedira e Shahin. Së shpejti edhe Kaka”, tha Mou. Në konferencë, Murinjo i thuri elozhe edhe sulmuesit Karim Benzema. “Është një lojtar i madh dhe është përmirësuar shumë nga sezoni i shkuar. Ndihmon skuadrën në fazën mbrojtëse dhe është duke u futur në listën e lojtarëve më të mëdhenj të botës”.

CHAMPIONS
14/02
Leverkusen-Barça 1-3
Lion-Apoel 1-0
15/02
Zenit-Benfika 3-2
Milan-Arsenal 4-0
21/02
CSKA M.-Real
Napoli-Çelsi
22/02
Bazel-Bajern
Marsejë-Inter
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)