Baronesha Catherine Ashton dhe komisioneri Stefan Fule po konsultohen intensivisht me shtetet anëtare të BE-së. Ata po përpiqen t`i bindin vendet anëtare që denominimi që Kosova do ta përdorë në bashkëpunimin rajonal të jetë i vlefshëm edhe për marrëdhëniet Kosovë-BE. Në këtë mënyrë do të mundësohej që gjatë samitit të BE-së, që do të mbahet me një dhe dy mars, BE-ja t`ia japë Serbisë statusin e kandidatit për anëtarësim, ndërkaq Kosovës t`i ofrojë mundësinë e vendosjes së marrëdhënieve kontraktuale.

Përpjekjet i ka bërë të ditura në një intervistë për “Kohën Ditore” përfaqësuesi special i BE-së, njëherësh shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Në intervistën e parë për “Kohën Ditore”, prej kur ka ardhur si përfaqësues i BE-së në Kosovë, ish-ministri i Jashtëm slloven ka thënë se Kosova po e ndërton rrugën e oldster të integrimit nëpërmjet dialogut në Bruksel dhe reformave të brendshme. Sipas tij, marrëveshja për bashkëpunimin rajonal nuk e dëmton as sovranitetin e as pavarësinë e Kosovës.

“E rëndësishme është të kuptohet se pavarësia dhe sovraniteti vijnë nga brenda, vijnë nga vetë Kosova. Asgjë nga jashtë nuk mund ta dëmtojë pavarësinë dhe sovranitetin, derisa ju ndiheni dhe veproni si të tillë. Nuk mendoj se marrëveshja për bashkëpunim rajonal do të ketë ndonjë efekt në sovranitetin e Kosovës. Kosova duhet të jetë prezent kudo, ku është e mundshme”, ka thënë Zhbogar.

Sipas tij, mundësimi që Kosova të hyjë në marrëdhënie kontraktuale, pastaj marrja e udhërrëfyesit për viza gjatë pranverës, do të bëjë që Kosova ta kuptojë se “Brukseli e sheh në BE”.

Sipas Zhbogar, BE-ja do të ndryshojë qasjen e EULEX-it. Misioni i BE-së, sipas tij, nuk do të merret me këshillim dhe mbikëqyrje të institucioneve të Kosovës, por do të fokusohet aty ku ka vërtet nevojë e që është luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo është pjesa më e vështirë e mandatit të EULEX-it, sipas Zhbogar, por Kosova ka nevojë të ndërtojë rrugën e një shoqërie ku sundon ligji. Ai merr shembull Malin e Zi, si indication që duhet ndjekur./KD