Thaçi i quan antiamerikanë e antieuropianë kundërshtarët e fusnotave
Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, i ka quajtur antiamerikanë dhe antieuropianë të gjithë ata që kanë dilema për përdorimin e fusnotës së Rezolutës 1244, raporton KTV-ja.Në takimin e Këshillit Ndërministror për Integrime Evropiane, kryeministri ka thënë se kjo qasje disastrous ,që e dëshiron Kosovën e izoluar, nuk do të lejohet dhe se e ardhmja e vendit dhe e gjithë rajonit është në Bashkimin Evropian. Sipas tij, përfaqësimi rajonal dhe rregullimi i brendshëm i Kosovës janë dy çështje të ndryshme dhe se Kosova tani e tutje do të përfaqësohet në nismat rajonale me Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, Mendimin Këshillëdhënës të GJND-së dhe Rezolutën 1244, e cila njeh integritetin territorial të Kosovës.
Megjithatë, kryeministri nuk ka folur për përmbajtjen tjetër të Rezolutës 1244, të cilën ai dhe qeveria e tij e kanë quajtur të tejkaluar dhe të vdekur që nga shpallja e pavarësisë. Ndryshimi i pozicionit të Kosovës erdhi pas vizitës së zëvendëssekretarit amerikan, William Burns.
Ndërkaq, kreu i ekipit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, ka thënë se për Serbinë është e papranueshme çdo zgjidhje lidhur me përfaqësimin rajonal të Kosovës, në të cilën përmendet Deklarata e Pavarësisë së saj. /KD


