Kryesia e Partisë Socialiste të Shqipërisë ka diskutuar rreth disa çështjeve të rëndësishme që lidhen kryesisht me ecurinë e reformës zgjedhore, reformës parlamentare, problematikën e zgjedhjeve brenda partisë në disa njësi vendore, riorganizimin e forumit rinor dhe forumit të gruas.

Gjatë fjalës së tij, Kryetari i PS, Edi Rama nënvizoi rëndësinë për të përmbyllur sa më parë dhe me sukses reformën zgjedhore, duke përmbushur më së pari rekomandimet e OSBBE/ODIHR dhe të gjitha shqetësimet e nxjera në pah gjatë proçesit të fundit zgjedhor.

Sekretari për Çështjet Zgjedhore Damian Gjiknuri, njëherazi dhe bashkë Kryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore, informoi Kryesinë e PS mbi ecurinë e deritanishme të punës së këtij Komisioni, duke shfaqur shqetësimin për ritmin e ngadaltë  dhe vonesat në vendimmarrjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore, çka rrezikon mos përfundimin në kohë të vetë reformës.

Kryesia e PS gjykon se zvarritja e qëllimshme e reformës zgjedhore, për shkak të mungesës së vullnetit politik nga ana e maxhorancës, rrezikon vetë proçesin e ardhshëm zgjedhor dhe shënon një impulse kritik në përmbushjen me sukses të reformës. Në të njëjtën kohë, PS dhe përfaqësuesit e saj në Komisionin e Reformës Zgjedhore, do të vazhdojnë të punojnë me seriozitet dhe përkushtim për të përmushur detyrimet dhe rekomandimet e OSBE-ODIHR.

Nënkryetari i Parlamentit të Shqipërisë Namik Dokle, shprehu shqetësimin se edhe ecuria e reformës parlamentare nuk po përmbush afatet kohore të vendosura më parë. Rivendosja e votimit të fshehtë është cilësuar si një component tejet we rëndësishëm në funksionimin demokratik të Parlamentit, component we cili fatkeqësisht ende nuk është pranuar nga maxhoranca, pavarësisht se propozimi i Partisë Socialiste përputhet plotësisht me proçedurat e funksionimit të Parlamentit Europian.

Sekretari Organzativ Blendi Klosi, informoi Kryesinë mbi situatën zgjedhore brenda strukturave të Partisë Socialiste duke u përqëndruar në 117 njësitë vendore ku ende nuk janë zhvilluar zgjedhjet e brendshme. Klosi i propozoi Kryesisë së Partisë Socialiste zhvillimin e zgjedhjeve për kreun e partisë në Tiranë në datën 3 Mars ku do të kandidojë Ilir Zela dhe Sajmir Tahiri, ndërkohë që propozoi mbylljen e të gjithë proçesit zgjedhor në PS brenda datës 15 Mars.