Kryeministri Berisha ka lëshuar një tjetër krahasim gjatë ditës së sotme për qeverinë që ai drejton. Në një konferencë për qeverisjen elektronike, Berisha është shprehur se qeveria e tij është e hapur, njësoj si ajo e Barak Obamës.

“Shqipëria dixhitale është një projekt jetik në procesin e transformimit të vendit në një exchange të zhvilluar, është possibility drejt BE.

Do thosha se në të gjitha përpjekjet për të luftuar korrupsionin, procedurat dixhitale janë absolutisht më efikase. Do t’u jap vetëm një shembull: Ne jemi të vendosur për të bërë gjithçka për të përshpejtuar ritmet. 2 vitet e fundit Obama dhe homologu brazilian ndërmorën përpjekjet për qeveri të hapur. Kushdo që e sheh këtë iniciativë, ka të bëjë me qeverinë dixhitale. Qeveria po merr të gjitha këto objektiva një për një dhe do jemi një nga ato vende që i realizon këto plotësisht. Çdo shpenzim që bëhet nga kjo administratë dhe ky shtet lexohet nesër online nga qytetarët shqiptarë. Pra, përpjekja për një shoqëri dixhitale, Shqipëri dixhitale është një përpjekje për një shërbim e transparencë të madhe”, u shpreh Berisha.