Rosines, kështu nuk po i shërben kauzës së babait!
Vajza e presidentit të Venezuelës, Hugo Chavez, është shfaqur me një tufë dollarësh në duar. Rosines Chavez ka postuar një foto të tillë, e cila ka ngjallur polemika në vend. “Chavez ka një familje oligarke”, “Klani imperialist i Presidentit” apo “ja sa të këndshme janë vajzat e socializmit”, janë reagimet në rrjetet sociale pas kësaj foto. Natyrisht, Rosines nuk i ka bërë një reklamë të mirë kauzës socialiste që predikon i ati i saj, Hugo Chavez.


