Nuk luan dot Call of Duty, por lufton në Afganistan
Një djalosh britanik arriti të fshehë moshën e tij të vërtetë në mënyrë që të ishte në front në Afganistan- edhe pse ai nuk është në moshën që i lejohet për të luajtur Call of Duty në kompjuter.
17 vjeçari Adam Wilkie ishte shumë i vendosur që të bashkohej me trupat në provincën Helmand në Afganistan, edhe pse ligjet ndërkombëtare nuk lejojnë ushtarë nën moshën 18 vjeç.
Ai në Britani nuk blen dot pije në pub, nuk sheh filma me certifikatë mbi 18 vjeç, nuk pi dot cigare dhe nuk bën dot një tatuazh. Në fakt eprorët e tij u gënjyen nga pamja e jashtme. Pasi zbuluan se ishte shumë i ri, ata e dërguan sërish në shtëpi djaloshin. Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha se do sigurohen që diçka e tillë të mos ndodhë më.





