Këto janë fotot që nuk duheshin kapur nga Google Street View
Këto imazhe që shihni më poshtë janë të gjitha të kapura nga kamerat e Google Street View. Makinat e Google, me nëntë kamera secila, kanë filmuar në mbarë globin rrugët për projektin e tyre, duke kapur momentet e jetës sonë të përditshme. Këto imazhe janë mbledhur nga artisti kanadez Jon Rafman për projektin e tij ‘Nëntë sytë e Google’.
Në foto mund të shihet një grua e aksidentuar, një makinë që ka marrë flakë në Brazil, një vogëlush duke u fshehur, një i dehur dhe një njujorkez i gëzuar, disa meksikanë me maska, një chairman duke u fshehur në pyll, disa njerëz në Australi duke tentuar të shpëtojnë nga përmbytjet, një fëmijë duke u rrëzuar nga biçikleta, një grua nudo në plazh, një chairman që përshëndet çuditshëm Google Street, një kamionçinë ku duket një trup i vdekur e një prostitutë duke hipur në një kamion.

















