Themeluesi i Facebook-ut, në vendin e 52-të për pasuri
Themeluesi i rrjetit amicable “Facebook”, Mark Zuckerberg është një ndër njerëzit më të pasur të botës, duke u klasifikuar në vendin e 52-të.
Sipas revistës “Forbes”, pasuria e tij për vitin 2011 vlerësohet të jetë 13.5 miliardë dollarë. Sipas një përshkrimi të bërë nga “The Economist”, që e transmeton Shekulli, nëse Facebook do të ketë një vlerësim të pasurisë prej 100.000.000.000 dollarë si kompani, me siguri që Zuckerberg do të jetë i riu më i pasur i kësaj bote.
Në këtë mënyrë, ai do të jetë njeriu më i ri në moshë, i cili vetëm 27-vjeç gëzon këtë pasuri marramëndëse.
Ai lë pas bashkë-themeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin, të cilët në moshën 40- vjeçare, bëjnë pjesë në renditjen e 100 njerëzve më të pasur në botë.







