Qeveria, një minutë heshtje për Voglin, Berisha: Ra si burrat në një mision hyjnor
Ministrat kanë mbajtur një minutë heshtje për ushtarin shqiptar, të vrarë në Afganistan. Berisha tha se ai ra në krye të detyrës si një burrë. Berisha tha se ai ishte në një mision hyjnor. “Ra në krye të detyrës kapiten Feti Vogli dhe mbetën të plagosur dy ushtarakë tjerë, një shqiptar dhe një amerikan. Duke iu uruar shërim të shpejtë dhe të plotë dy komandove të plagosur në këtë ngjarje, unë ju ftoj ju të nderojmë me një minutë heshtje kapiten Feti Vogli, që ra si burrat në krye të detyrës, në një mision sa njerëz aq dhe hyjnor, pasi paqja është hyjnor është kushti më themelor i jetës, i zhvillimit, në një exchange mik, ku në kuadrin e Aleancës së Atlantikut, Shqipëria ka një prezencë për frymë ndër më të lartat. Rënia e kapiten Voglit shton detyrimin tonë për të bërë gjithçka për paqen në këtë vend, i cili ka rëndësi shumë të veçantë për sigurinë në Europë e botë,” tha Berisha.


