Një ditë pas rizgjedhjes së tij në Universitetin e Tiranës, Dhori Kule ka akuzuar ashpër Partinë Socialiste, duke thënë se nëpërmjet FRESSH-it, shpërndau trakte të zeza kundër tij, njësoj si në kohën e nazizimit.

Kule denoncoi sot në konferencë për shtyp strukturat e FRESSH, të cilat sipas tij kanë bërë thirrje për të mos votuar pedagogët demokratë.

“U bënë përpjekje të paligjshme për të testuar universitetin dhe për të injektuar një virozë helmuese ndaj UT. Jam krenar që ky institucion tregoi që është autonom dhe i dha përgjigje strukturave politike që donin të dëmtonin autonominë. U shpërndanë trakte të zeza si në kohën e nazizmit. Traktet kërkonin që studentët kundër pedagogëve të partisë në pushtet. FRESSH është porositësi i këtyre trakteve”, tha Kule gjatë një konference për shtyp.

Kule rikandidoi përballë Mimoza Hafizit, e cila shprehur pakënaqësi dhe dyshime për procesin e votimit dhe numërimit të votave.