Bashkia e Kamzës shpall “Qytetar Nderi” Aleksandër Peçin
Bashkia e Kamzës ka vendosur që të shpallë “Qytetar Nderi” komandon Aleksandër Peci, që u qëllua dje në Afganistan. Propozimi i bashkisë është miratuar gjatë ditës së sotme nga ana e Këshillit Bashkiak.
Sipas bashkisë, Peci shpallet “Qytetar Nderi” për shkak të guximit të treguar, trimërisë dhe aktit heroik. Peci aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe u dërgua në Gjermani.


