Disa media kanë vendosur t’i quajnë ata terroristët amatorë të Iranit. Sulmet e tyre në Indi e Gjeorgji përfunduan papa asnjë të vrarë. Kurse në Bangkok të Tajlandës ata u bënë vetë viktima të varrit që po hapnin. Tre iranianët u arrestuan në Bangkok pasi në banesën e tyre shpërtheu aksidentalisht eksplozivi që po përgatisnin për të sulmuar diplomatët izraelitë. Por një foto e publikuar dje tregon se tre iranianët një ditë përpara sulmit kishin festuar me prostituta e pije. Policia thotë se është në kërkim të dy personave të tjerë të dyshuar, përfshi dhe një ekspert bombash.

Plani i iranianëve u zbulua kur eksplozivi shpërtheu në banesën e tyre dhe ata u detyruan të arratisen. Por njëri prej tyre u plagos rëndë kur tentoi të hidhte një granatë ndaj policisë, por ajo i ra para këmbëve dhe ia copëtoi të dyja.

Ndërkohë edhe pse zyrtarisht nuk flitet shumë për këtë çështje, media po e afron gjithmonë e më shumë një sulm të mundshëm mbi Iranin nga ana e Izraelit.