“Lajmin e mora vesh në taksi, madje nuk jam larë akoma”
Ishte ora 20.30 kur në Berlin u përhap lajmi. Fare pak më vonë Reuters shkroi: Unioni pranon Gauck si president.
Gjermania tani do ketë një boss të ri konsensual: Joachim Gauck.
Mbrojtësi i të drejtave të njeriut në ish-RDGJ, teologu 72 vjeçar dhe ish-drejtuesi i zyrës së hapjes së dosjeve të ish-sigurimit të shtetit në RDGJ pritet të zgjidhet me shumicë të gjerë nga Asambleja Federale si pasardhës i presidentit Christian Wulff. Por nuk kishte qenë e lehtë të gjendej një emër i përbashkët me partitë e opozitës. Madje problemin më të madh kancelaria gjermane e pati me liberalët në koalicionin e saj. Në account u vendos. Një dramë u mbyll, shkruajnë mediat gjermane. Dhe ankohen se zgjati shumë. Në vendin tonë diçka e tillë do ishte bërë telenovelë.
Madje u mbyll aq shpejt sa vetë Gauck thotë se e mori vesh lajmin ndërsa ishte në taksi duke u kthyer nga një udhëtim në Vjenë. “Isha duke u kthyer nga një fluturim kur më mori në telefon kancelaria,” rrëfen Gauck. Me urgjencë u dërgua në një konferencë për shtyp. Ora 21:17- ai së bashku me gjashtë shefa partish del përpara kombit. Gjithçka ndodhi kaq shpejt sa Gauck thotë: “Jam konfuz e madje nuk jam larë akoma sepse po vij nga udhëtimi”.


