Anije luftarake si mesazh paqeje?
Irani sërish tërheq vëmendjen me një veprim mjaft të rrallë. Teherani ka dërguar anije luftarake në Mesdhe. Admirali Habibollah Sadchari tha se ky ishte një mesazh paqeje. Diçka e tillë ndodh për herë të dytë pas revolucionit të vitit 1979. Dy anijet kaluan Kanalin e Suezit dhe u drejtuan për në portin sirian Tartus, një pikë mbështetëse për Rusinë.
Edhe vjet në shkurt dy anije iraniane hynë në Mesdhe. Izraeli e quajti një provokim.
Ndërkohë pak më herët, Sekretari i Jashtëm britanik, Ëilliam Hague kishte deklaruar se ambiciet bërthamore të Iranit do e zhysin Lindjen e Mesme në një ‘Luftë të Ftohtë të re’.
Sipas Hague, të tjera vende në rajon do të duan të kenë armë bërthamore në rast se Irani e ka një të tillë.
Gazeta britanike ‘The Guardian’, duke iu referuar burimeve në Uashington, thotë se gjithmonë e më shumë po rriten gjasat që SHBA ta zgjidhë ushtarakisht problemin e programit bërthamor të Iranit.



